LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët anglezë e vendosin Nico Williams në listën e tyre të dëshirave

Dy gjigantët anglezë e vendosin Nico Williams në listën e tyre të dëshirave

Nico Williams e ka shfaqur saktësisht se pse dy klube nga Liga Premier po synojnë transferimin e tij pas paraqitjes fantastike ndaj Italisë në Euro 2024.

Williams pati një ndeshje mjaft të mirë në fitoren minimale 1-0 të Spanjës ndaj Italisë mbrëmjen e së enjtes, rezultat ky i cili i kualifikoi ata si lider të Grupit B.

21-vjeçari falë krosimit të tij brenda zonës e detyroi Riccardo Calafiorin që të shënojë në rrjetën e portës së tij, ndërsa i dhuroi një natë të vështirë mbrojtësit të djathtë të Italisë, Giovanni Di Lorenzo.


Williams ka shijuar një sezon fantastik me Athletic Bilbaon në La Liga, aty ku luan përkrah vëllaut të tij Inaki.

Shpejtësia dhe driblimet e tij, po ashtu edhe statistikat e tij (tetë gola dhe 19 asistime në 37 ndeshje) kanë bërë që Williams të futet në radarin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Ai jo vetëm që ka potencialin për t’u bërë lojtar i klasit botëror, por klauzola e tij prej 55 milionë eurosh mund ta ndihmojë klubin që të bëjë disa transferime.

Sipas The Athletic, Arsenali dhe Chelsea janë të interesuara për Williams dhe mund të synojnë transferimin e tij pas përfundimit të Euro 2024.

Mikel Arteta e sheh spanjollin si një lojtar që i përshtatet ekipit të tij, ndërsa bordi i Chelseat ka mbetur i mahnitur nga mënyra se si Williams po kombinohej me Marc Cucurellan.

Ka pasur gjithashtu raportime se Liverpooli mund të bëjë një ofertë për sulmuesin në rast se Arne Slot vendos të nënshkruajë me një të tillë.

Barcelona më herët ishte lidhur fortë me një transferim të Williams, veçanërisht për shkak se ka një miqësi të ngushtë me yllin e blaugranasve Lamine Yamal./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori