LAJMI I FUNDIT:

Dy festat e magjishme në Librarinë Dukagjini

Dy festat e magjishme në Librarinë Dukagjini

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Libraria Dukagjini për dy data të rëndësishme 7 dhe 8 Mars ju sjell gjëra të reja si dhe oferta rreth titujve të ndryshëm si në gjuhën shqipe edhe në gjuhën angleze.

Libri në gjithë botën cilësohet si një nga dhuratat më te mira për çdo festë, prandaj edhe në ditën e mësuesit mund te cilësohet si një dhuratë për të shprehur mirënjohjen ndaj tyre dhe për kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratave të ndryshme. Për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre ne jemi munduar të ju sjellim titujt më të përshtatshëm për t’ia dhuruar mësuesit apo mësueses.

Gjithashtu, është shumë e vështirë për të shprehur mirënjohjen si dhe dashurinë ndaj femrave në ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi. Stafi i Librarisë Dukagjini me shumë dashuri dhe përkushtim është munduar t’ju zgjedh titujt më të njohur si dhe më të përshtatshëm për t’ia dhuruar gjinisë më të bukur.

Për t’jua zbukuruar këto dy festa dhe për t’ju mbushur me dashuri, Libraria Dukagjini ju sjell 20% zbritje vetëm tek këta tituj që ne i kemi përzgjedhur dhe vendosur tek dy kënde të ndryshme në ambientet e Librarisë.

Zbritja për dhuratat për 7 Mars fillon nga dita e sotme (5 mars) e deri më 7 mars.

Ndërsa zbritja për dhuratat për 8 Mars fillon nga data 6 mars e deri më 8 mars.

Për ata të cilët dëshirojnë të bëjnë një dhuratë edhe më të veçantë gjatë këtyre ditëve mund të ju dhurojnë edhe Giftcard me vlera të ndryshme.

Ju mirëpresim në shtëpinë e librit, në Librarinë Dukagjini të merrni dhuratën më të vlefshme për t’ju dhuruar personave më të veçantë.

Artikull i sponzorizuar