LAJMI I FUNDIT:

Dy familjet e ish-luftëtarëve të UÇK-së me mospajtime për emërtimin e një rrugice në Vajnik të Skenderajt

Dy familjet e ish-luftëtarëve të UÇK-së me mospajtime për emërtimin e një rrugice në Vajnik të Skenderajt

Dy familje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po arrijnë të gjejnë pajtim për emërtimin e një rrugicë në fshatin Vajnik të Skenderajt. Derisa, vëllai i dëshmorit Muhamet Musliu thotë se rrugica duhet të mbajë këtë emër, familjarët e ish-luftëtarit Bislim Imeri, tregojnë se u është miratuar nga Komuna kërkesa që rrugica të mbajë emrin e tij.

Vendimi i Kuvendit komunal të Skenderajt, që kjo rrugicë të emërtohet ‘Bislim Imeri’, nuk po u pëlqen familjes së dëshmorit të UÇK-së Muhamet Musliut, tabela me emrin e të cilit është e vendosur këtu.


Ani se edhe emri aktual është i një ish-luftëtari të UÇK-së, familjarë të dëshmorit Musliu thonë se nuk do të lejojnë që kjo rrugicë, e cila është degëzim i rrugës që tash e disa vite mban emrin e familjarit të tyre,

“Qysh në vitin 2015 është vënë emri i vëllait dëshmorë, kësaj rruge me pëlqimin e gjithë fshatit, kurse tash ka aplikuar dikush me ju ndërrua emri, me ju shkurtua një pjesë prej asaj tabele, deri këtu. Ne si familje nuk pajtohemi me këtë sepse e ka merituar emrin, e ka vendos komuna edhe pse me largua kur ka rrugë boll, neve komuna na ka shti si familje në një problem shumë të thellë”, shprehet vëllai i dëshmorit Muhamet Musliu, Fitimi.

Por, djali i Bislim Imerit, i cili ishte pjesëtar i UÇK-së, e i cili ka vdekur para dy vitesh, thotë se kjo rrugë ligjërisht nuk ka emër, dhe për këtë arsye ka bërë kërkesë në institucionet lokale, që emri i babait të tij të vendoset këtu.

“Kanë bërë shpifje, po ma largojnë emrin e vëllait. Emrin e vëllait e ka prej Durjanit, deri në Ozlim lart, këtu thirret prej Ozlimit deri në Jashanicë. Kjo rrugë nuk ka emër as të vëllait të tij, as askujt. Komuna e ka vendos në asamble e ka votuar, çka kanë bë ata e dinë. Këtë tabelë e ka qit ai [vëllai i dëshmorit] në të zezën në vitin 2015, vetëm për me i drejtua njerëzit”, shprehet djali i luftëtarit të UÇK-së, Xhevat Imeri.

Megjithëse Imeri thotë se ka mbledhur rreth 70 nënshkrime të banorëve të këtij fshati, Lut Haliti bashkëluftëtar i Muhametit, thotë se kjo rrugë duhet të mbajë emrin e tij, e jo të emërtohet ndryshe.

“Ka rrugë të tjera edhe na pajtohemi edhe Bislim Imerit, me ja vendos por ka rrugë boll, dhe besoj që edhe familja e tij pajtohet, ne gjithë jemi pajtuar që “Muhamet Musliu” të jetë emri e rrugës”.

Nga komuna e Skenderajt, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se rruga me emrin Muhamet Musliu, vazhdon ta mbajë këtë emër, por rrugica e re e ndërtuar në këtë fshat, nuk ka pasur emërtim dhe nuk është e mundur që të ketë emër të njëjtë.

Sipas zyrtarëve të komunës, banorët e këtij fshati kanë bërë kërkesë që kjo rrugicë të emërtohet me emrin Bislim Imeri, dhe se sipas procedurave është miratuar në Kuvendin Komunal, së bashku edhe me emërtimin e 10 rrugëve të tjera.

“Në lidhje me interesimin tuaj, Komuna e Skenderajt ju njofton se nuk ka ndërruar emri i rrugës “Muhamet Musliu” në Vajnikë. Kjo rrugë vazhdon ta mbajë po këtë emër. E vërteta është se në këtë fshat është ndërtuar një rrugicë e re e cila lidhet me rrugën “Muhamet Musliu” e cila, ligjërisht, duhet të emërtohet me emër të ri dhe për këtë komuna e Skenderajt ka pranuar kërkesë nga banorë të fshatit që kjo pjesë të emërtohet. Rruga e re nuk mund të quhet me emrin që ka një rrugë e caktuar. Emërtimi i degëzimit është bazuar tek udhëzimi në fjalë, respektivisht neni 6, pikat 1.2.1.2 dhe 1.2.1.3. Pas kërkesës së palës, me numër të protokollit 01-015/010031872/21, për emërtimin e kësaj rruge, sipas procedurave ligjore, nga disa banorë të fshatit Vajnikë, Kuvendi Komunal ka marrë vendim për emërtimin e këtij degëzimi, që lidhet me rrugën “Muhamet Musliu”, dhe po në këtë mbledhje, përveç kësaj rruge janë emërtuar edhe 10 rrugë të tjera, në mesin e të cilave janë emërtuar rrugë me emra të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Komunës së Skenderajt për RTV Dukagjinin.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori