Ky është momenti kur shpërthen përleshja mes dy prindërve para një shkolle në Britani të Madhe.

Policia britanike ishte telefonuar për një përleshje në parkun e shkollës Benton në Leeds, transmeton Telegrafi.


Pamjet amatore shfaqin momentin kur dy baballarë rrihen mes vete, në prezencë të shumë nxënësve.

E gjithçka filloi kur djemtë e tyre i paraprinë një përleshje, dhe më pas u përfshin edhe prindërit e tyre.

Në anën tjetër, nga policia kanë bërë të ditur se nuk ka pësuar ndonjëri prej tyre lëndime të rënda, e as që janë arrestuar. /Telegrafi/