Rrjetet sociale në kohët moderne, konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe jetës së përditshme. Jo rrallë, është trajtuar çështja nëse këto rrjete janë me të vërtetë sociale apo asociale, sidomos te të rinjtë, por secili ka interpretuar në formën dhe mënyrën e vet, që kryesisht niset nga qëllimi për çka dhe sa kohë përdoren ato nga të rinjtë.
Sipas psikologes Mira Gashi-Aziri, i gjithë problemi bazohet se për çfarë arsye përdoren këto rrjete.
“Tashmë e dimë të gjithë si familja, si të rinjtë, si fëmijët, të gjithë i takojmë shekullit të teknologjisë dhe nuk mundemi assesi t’i shmangemi, por mënyra si e përdorim, atëherë na çon në njërën anë negative të rrugës apo në tjetrën pozitive të rrugës sepse nuk mund t’i shohim rrjetet sociale ose vetëm si negativitet ose vetëm anët pozitive”, tha Gashi-Aziri për Radion Evropa e Lirë.
Ajo thotë se pikëpamjet për anët pozitive dhe negative krijohen duke e bazuar nga këndvështrimi i përdorimit i tyre. Një anë pozitive, thekson ajo, padyshim që është mundësia e marrjes së informacioneve të ndryshme.
“Sa i përket pjesës psikologjike, efektet negative janë sepse te njerëzit që rrjetet sociale i përdorin në masë të tepruar bëhen më asocial. Kështu, ata mund të afektohen shumë nga depresioni nga ankthet e ndryshme. Në anën tjetër kur ne jemi konstruktiv kur ne e dimë se çka po duam të kërkojmë, atëherë e shohim edhe anën pozitive të rrjeteve sociale sepse përmes tyre bëhen promovime të ndryshme, bëhen platforma të ndryshme, mësohet shumë prej tyre. Komunikimi është më i lehtë, është shumë e lehtë për kërkime të ndryshme, qoftë shkencore, qoftë sociale, do të thotë i kapim më shpejtë anët pozitive. Pra, e tëra varet nga mënyra e përdorimit”, thekson Gashi-Aziri.
Në anën tjetër, ekspertja nga agjencia e rrjeteve sociale Hallakate, Diora Binxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë se varësia ndaj rrjeteve sociale në ditët e sotme mund edhe të menaxhohet.
“Varësia ndaj rrjeteve sociale në përgjithësi është shumë e menaxhueshme sepse tash kemi edhe aplikacione dhe vet telefoni, e sidomos pajisja iPhone-i, e mundëson që të ndalësh kohën se sa po i shfrytëzon rrjetet sociale”, tha Binxhiu.
Ajo tha po ashtu se qasja në informata është më e lehtë dhe kjo ndikon që të rinjtë të interesohen më shumë për marrjen e informatave nga rrjetet sociale apo në një burim tjetër.
“Qasja në informata është shumë më e lehtë tash sesa që ishte ndonjëherë dhe çdo gjë që ty të intereson ose dëshiron të kuptosh, e ke menjëherë. Kur dëshiron ta kërkosh ndonjë restorant apo qoftë ndonjë hotel, apo diçka tjetër, nëse ai nuk ka prezencë online, atëherë është thjeshtë, si të themi i i vdekur për shkak se ty të është bërë si primare, si burim primar, ku t’i shkon dhe kërkon informata për atë edhe krijohet një varësi sepse për çdo gjë pastaj do të kërkosh përgjigje”, u shpreh ajo.
Egzona Krasniqi është studente në Fakultetin e Filozofisë, në vitin e tretë. Ajo thotë se rrjete sociale, kryesisht i përdorë për qasje dhe komunikim me miqtë e saj, kështu duke mos mohuar faktin se ndonjëherë edhe e tepron me kohën që ajo e kalon në to.
“Koha që kaloj në rrjete sociale varet nga ditët dhe koha e lirë që e kam, kryesisht i përdori, varet se cilin rrjet social, por zakonisht qasem në to për punë ose për komunikim me miq. Normal, koha që e kaloj është e bollshme sa të shpenzoj kohë që nuk është nevoja dhe mendoj që ndikon keq në atë që po bëhemi njerëz virtual dhe të ndarë nga bota reale. Rrjetin social Facebook e shfrytëzoj më së shumti për punë, kurse Instagramin dhe Snapchat-in e kam për një qasje më të lehtë me shoqëri”, tha Krasniqi.
Sidoqoftë, rrjetet sociale janë bërë tashmë një nga format më të përdorura për njerëzit për të komunikuar me familjen, miqtë dhe kolegët, madje edhe kur ata ndodhen brenda shtëpisë së njëjtë, në dhomën tjetër apo edhe kur janë larg, diku në anën tjetër të botës.
Përveç të gjithë përfitimeve, njohësit e teknologjisë dhe krimeve kibernetike, vazhdimisht tërheqin edhe vërejtjen për rrezikun e madh që kanë rrjetet sociale për sigurinë dhe privatësinë, sidomos të atyre personave që ekspozojnë së tepërmi të dhëna personale nëpër këto rrjete. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës