Fshati Thumanë është më i prekuri nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Atje mbretërojnë dhimbja, frika dhe shpresa për të shpëtuar të mbeturit nën gërmadha.
Duartrokitje në turmat e banorëve të Thumanës, kur nga rrënojat ekipet e emergjencës shpëtojnë një jetë, lot kur publikohet lajmi se një jetë tjetër është marrë nga tërmeti. Që të afrohesh tek rrënojat duhet të kalosh disa kordonë policie, që ruajnë banorët e Thumanës, gazetarët dhe vullneratët e Kryqit të Kuq nga rreziku i aksidenteve prej rrëzimit të plotë të banesave të dëmtuara.
Punohet me eskavatorë për të hequr blloqe betoni. Pastaj gërmohet me kujdes me dorë, që mos dëmtohen të mbeturit në rrënoja. Një burrë me lot në sy dhe zëdridhur ka shpresë të rishohë gruan dhe djalin e tij të vetëm. Ai tregon se dolën të tre nga hyrja e tyre në katin e tretë, por papritmas djali dhe gruaja u zhdukën kur nën këmbët e tyre gjithshka e përpiu tërmeti.
Në pasditën e vonë të ditës së tërmetit, (26.11) Artur Bushi, kryetar i Bashkisë së Krujës, ku bën pjesë edhe fshati Thumanë, nxiton për të organizuar strehimin e përkohshëm të banorëve në fushën e sportit dhe furnizimin e tyre me ushqime.
“Jemi përqendruar të shpëtojmë jetën e atyre që janë ende gjallë nën rrënoja. Kemi filluar punën që në momentin e parë kur ra tëmeti me të gjitha mundsitë, me angazhimin e gjithë instancave të shtetit, në nivel qëndror dhe lokal. Ndihmat vijnë nga Kosova dhe vendet fqinjë. Banorët, bizneset lokale, po na japin një ndihmë të madhe, me mjete, me njerëz. Do vendosim tenda në fushën e sportit për familjet që tërmeti u ka shembur ose dëmtuar banesat, do furnizojmë me shtretër, mbulesa, me ushqime dhe do sigurojmë shërbimin shëndetësor. Do të punojmë tërë kohën për të kërkuar në rrënoja njerëzit që mund të jenë gjallë. Do ndalojmë vetëm kur rrënojat t’i kemi hapur dhe kontrolluar tërësisht. Shpresojmë të gjejmë njerëz që janë ende në jetë”, thotë për DW, Artur Bushi.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq nxitojnë të japin ndihmën e tyre kur policia i lejon të kalojnë, sa herë që nga rrënojat nxirret dikush.
“Jemi këtu që në mëngjes, kemi ardhur nga Durrësi vullnetarë. Po ndihmojmë të nxjerrim njerëzit nga rrënojat dhe di të qëndrojmë derisa të kontrollohen të gjitha gërmadhat e banesave të rrëzuara”, thotë Ditjon Kurti, vullnetar nga Durrësi.
Tmerr dhe frikë nga vazhdim i tërmeteve
Kur mbrëmja bie, në fushën e s portit janë ngritur çadrat. Banorët që nuk kanë të afërm në rrënoja po sistemohen. Familja Torocini ka banuar në katin e fundit të ndërtesës më të dëmtuar të Thumanës, atje ku punohet pa pushim për të nxjerë të gjallët dhe gjetur ata që nuk i kanë mbijetuar rrëmbimit nga tërmeti. Për fat gjithë familja ka shpëtuar.
Ibije Torocini, nënë e dy fëmijëve të vegjël flet për atë që përjetuan.
“Jemi të tronditur, fëmijët akoma dridhen. Po flinim kur ra tërmeti. Tundej gjithë pallati. Zgjova fëmijët dhe bashkë me bashkëshortin shkuam tek dera e hyrjes tonë. Por atë e kishte bllokuar dollapi i enëve. Kur po përpiqeshim ta hiqnim dëgjuam një zhurmë të madhe: depozita e ujit kishte çarë betonin e tarracës, çatinë e hyrjes tonë dhe kishte rënë në mes të dhomës. Hapëm derën dhe vrapuam me sa fuqi kishim, dolëm jashtë. Pak minuta pasi kishim dalë – pallati u shemb”, tregon Ibija.
Edhe familja e Klevis Toçit ka qënë me fat. “Kemi kaluar një tmerr, tmerr të paparë, gjithçka tundej. Kam marrë me shpejtësi familjen dhe kam dalë jashtë, kur ende lëkundjet vazhdonin. Arrita të shpëtoj. Shumë fqinjë të mi nuk arritën.. lutem që të jenë gjallë”, thotë ai për DW.
Solidaritet i jashtëzakonshëm me të prekurit nga tërmeti
Banorët eThumanës janë ende të tmerruar dhe me frikën e tërmeteve të tjera. Kryetari Bashkisë, Artur Bushi, i ka njoftuar për marrveshjen e qeverisë me hotelet në Durrës dhe Lezhë ku ata do të strehohen së shpejti dhe ku fëmijët do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollën. Në fatkeqësinë e tyre duket se i ngroh solidariteti i jashtzakonshëm i gjithë komunitetit, angazhimi i strukturave qeveritare, ndihma e shpejtë nga Kosova, Mali i Zi, Greqia, Turqia, Gjermania, Franca, SHBA… Në dhimbjen për të dashurit e tyre, që tërmeti u morri jetën, merr pjesë Shqipëria dhe Kosova, që kanë shpallur ditën e sotme, (27 .11) Ditë Zie Kombëtare.
Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë paraqiti arësyet pse shpalli vetëm ditën e sotme.
”Do të kishim dashur 3 ditë zie kombëtare. Dy ditët më të rëndësishme të kalendarit, 28-29 Nentori nuk mund të jenë ditëfestive. Por nuk mund të imagjinohet flamuri shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntor, është një normë e afirmuar, se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve, nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun”, tha Rama.
Rama tha se 28 dhe 29 nentori sivjet do shihen si “dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë”.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur sot nga qeveria, e kërkuar edhe nga lideri i Parisë Demokratike Basha, është një tregues i vlerësimit për të rikuperuar dëmet sa më parë. Qytetarët nga gjithë Shqipëria po kontribojnë në llogaritë e hapura për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Qendrat e koordinimit të ndihmave po mbledhin nga popullsia gjërat e nevojshme për familjeve e dëmtuara. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri