Emërimi i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani si i ngarkuar special për Ballkanin dëshmon se SHBA vazhdojnë të jenë të interesuara për zgjidhjen e konfliktit, por ai mund të sjellë më shumë ngatërresa për dialogun.
Presidenti Donald Trump i SHBA-së caktoi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin special të administratës së tij për dialogun e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.
Ky emërim e ripërsësit edhe njëherë vëmendjen e veçantë të Uashingtonit për zgjidhjen e konfliktit të gjatë midis fqinjëve ballkanikë, i thanë DW qarqe diplomatike nga Berlini. Emërimi i Grenellit vjen pas emërimit të Mathew Palmerit nga ana e Departamentit të Shtetit si përfaqësues Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar.
Megjithatë, analistët pohojnë se ambasadori i diskutueshëm mund t’i ngarkojë më tej marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit dhe ta dobësojë aftësinë e fuqive perëndimore për të ndërmjetësuar njëzëri në Ballkan.
Qëndrimi i diskutueshëm
Periudha relativisht e shkurtër (prej majti 2018) e Grenellit si ambasador në Berlin është e mbushur me kontroversa që e kanë bërë atë një nga ambasadorët më të diskutuar të SHBA-së në Gjermani.
Qysh në orët e para të ardhjes së tij në postin e ri, Grenell u bë shkak debatesh me një mesazh në Twitter, ku dënonte interesat e biznesit gjerman në Iran. Më vonë ai sërish do ta befasonte opinion publik në Gjermani me një deklaratë të dhënë në një intervistë, ku e deklaronte veten hapur si mbështetës të lëvizjeve konservatore në Evropë.
“Kjo që po bën ky njeri është e padëgjuar në diplomacinë ndërkombëtare,” do të thoshte asokohe i indinjuar Martin Schulz, politikani socialdemokrat dhe ish-kandidat për kancelar në Gjermani.
“Nëse një gjë të tillë do ta bënte ambasadori gjerman në SHBA, ai do kishte fluturuar menjëherë”, tha ai.
Me përvojë në OKB
Sidoqoftë, para transferimit të tij në Berlin, Grenell ka qenë diplomat në përfaqësinë e SHBA-së në OKB, detyrë që e ka ushtruar më së gjati. “Kjo përvojë e bën atë mjaft të kualifikuar për të ndërmjetësuar”, i tha DW një diplomat i nivelit të lartë nga Ballkani në Berlin, i cili dëshiron të mbetet anonim.
Ai thotë se afria e drejtpërdrejtë mes presidentit Trump dhe qeverisë së kancelares Angela Merkel në Berlin hap një linjë direkte komunikimi ndërmjet Ballkanit, Uashingtonit dhe Evropës, shtoi diplomati.
Por as në marrëdhëniet Ballkan-Berlin, sjellja e Grenellit nuk ka qenë gjithmonë diplomatike, vëren Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor.
Weber kujton vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, i cili u takua atëherë vetëm me ambasadorin amerikan dhe askënd tjetër, çka sipas Weberit është shenjë për atë që Grenell është më në favor të çështjes së ndryshimit të kufijve.
“Emërimi i Grenellit është dëshmi se Uashingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, thotë Weber në një intervistë për DW dhe parashikon se “ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Seibert, të premten nuk pranoi ta komentonte emërimin e Grenellit në këtë post.
I pyetur nga DW në konferencën e rregullt të qeverisë ai tha se “Është çështje e administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë që në politikën e Ballkanit Perëndimor, i cili për ne mbetet shumë i rëndësishëm, një pjesë e rëndësishme e politikës amerikane, që të koordinohemi me partnerët tanë amerikanë dhe këtë do ta bëjmë edhe tani me zotin Grenell, si ngarkuar i posaçëm për Ballkanin”.
Seibert nuk dha komente as për njoftimet që qarkullojnë kohët e fundit në Ballkan, se edhe Gjermania është duke planifikuar emërimin e një të dërguari special për Kosovën.
Grenell personi i duhur?
“Ndërkohë që Gjermania shihet si aktori kryesor në tryezën e bisedimeve, emërimi i Grenell-it është një shenjë që SHBA dëshiron të apelojnë direkt tek Berlini për të sheshuar diferencat në lidhje me zgjidhjen e mundshme të çështjes së Kosovës”, thotë për DW, James Ker-Lindsay, profesor nga London School of Econonmics.
Edhe ai mendon se amerikanët janë ende të hapur për çështjen e ndryshimit të kufijve. Por ai dyshon se Grenell është vërtet personi i përshtatshëm për të bindur Berlinin.
“Emërimi i tij është shumë konfuz në shumë nivele”, tha Ker Lindsay. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Politika shihet si fajtore për zvarritjen e procesit për çështjen e të pagjeturve

Dëshmitari në gjyqin kundër Slavisha Filiq: Rrëmbimi i dr. Hafir Shalës ishte i planifikuar

Mickoski: Nuk mund të flasim në RMV për intelegjencë artificiale kur ende nuk ka kushte bazike, kredia hungareze është nevojë për komunat

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?