LAJMI I FUNDIT:

​Dushi: Do të bëhet themelimi i këshillimoreve me programe obligative për kryesit e dhunës

​Dushi: Do të bëhet themelimi i këshillimoreve me programe obligative për kryesit e dhunës

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh koordinatori nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, Florian Dushi, sot ka marrë pjesë në një ceremoni zyrtare të organizuar nga OSBE, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të komunave dhe Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë.

Ai ka thënë se nënshkrimi i këtij memorandumi, përveç se do të ndihmojë qendrën për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, njëherësh do të obligojë akterët relevantë që të merren me këtë fenomen, përfshirë edhe institucionet që zbatojnë ligjet dhe politikat për parandalimin e dhunës në familje.

Dushi ka bërë të ditur se strategjia e re kundër dhunës në familje do të adresojë rritjen e shërbimeve të rehabilitimit të viktimave të dhunës në familje duke bërë ndarjen e fondeve për shërbime integruese afatgjata në nivelin qendror dhe lokal.


Sipas tij, po ashtu, do të bëhet themelimi i institucioneve dhe këshillimoreve me programe obligative për kryesit e dhunës. Në këtë strategji do të parashihet që në strehimore të ketë edhe një aneks për strehimin e nënave me fëmijë djem mbi 12-vjeç, thuhet në një komunikatë për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori