Një ditë më pas, pasojat e përmbytjes, veçanërisht në lagjet periferike të Durrësit janë të dukshme. Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” të Porto Romanos, ku niveli i ujit arriti mbi 1 metër, edhe sot ka qenë i pamundur zhvillimi i procesit mësimor. Pas tërheqjes së ujit, balta ka zaptuar të gjithë oborrin dhe drejtues të shkollës, mësues e anëtarë të komunitetit janë angazhuar për të kthyer gjendjen në normalitet.
“Edhe sot nuk zhvillohet situata, sepse e tillë është situata. Ne po mundohemi ta kthejmë shkollën në normalitet”, u shpreh Hajri Nuhi, drejtor i shkollë “Met Hasa”.
Drejtori i shkollës kërkon një zgjidhje për këtë situatë të përsëritur që shkakton dëme në investimet që bëhen në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, po cenon dhe procesin mësimor.
Të irrituar nga situata e përsëritur, pas çdo reshjeve shiu janë dhe banorët e Spitallë-Porto Romanos të cilët deklarojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë, ndonëse përmbytjet u vijnë si pasojë e ndërtimeve pa kriter mbi kolektor e mospastrimit të kanaleve kulluese.
“2 milionë lek që mora ia hodha shtëpisë, vetëm 10 ditë zgjatën. Edhe njëherë tjetër mora 100 mijë lekë, më thoshin që nuk të takon”, shprehet një banor.
Edhe bizneseve të vogla të zonës janë dëmtuar rëndë, ndërsa shprehen se autoritetet vendore kujtohen vetëm për të vjelë taksat.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish rrëshqitje dherash nga Kodër Vila në rrugën e Currilave. Punonjës së ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit, ashtu si dhe banorët në shumë lagje të qytetit, po punojnë për të larguar dherat e llumrat nga rrugët e rrugicat.
Shumë nga të prekurit nga përmbytjet e herëpashershme ndjehen të pashpresë. Përjetojnë prej vitesh dëme, ndërsa zgjidhja mungon. /TCh/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë