LAJMI I FUNDIT:

Durmishi-Mesec: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë për avancimin e tregut të punës

Durmishi-Mesec: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë për avancimin e tregut të punës

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot takim dypalësh me Lluka Meste, Zëvendës Kryetarin e Qeverisë dhe ministër i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Durmishi theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh që kanë Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, i cili në vazhdimësi është miqësor dhe pa çështje të hapura, i bazuar në miqësinë tradicionale, partneritetin e fortë strategjik dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen shumëvjeçar konstruktive si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

“Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, kam kënaqësinë të them se në periudhën e kaluar nuk janë regjistruar vështirësi të mëdha apo çështje të hapura në lidhje me kushtet në të cilat është zhvilluar shkëmbimi tregtar. Tani, me riorganizimin e ri, Ministria e Ekonomisë dhe Punës është përqendruar në mbështetjen e kompanive vendore dhe të huaja dhe në mbështetjen e tregut të punës në vend, domethënë është një institucion në të cilin bashkohen biznesi dhe punëtorët. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, gjashtë muaj më parë, mori përsipër kompetencat në fushën e politikave të punësimit dhe tregut të punës si kompetencë e re”, tha ministri Durmishi.


Të dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në procesin e rishikimit të Ligjit për punësim dhe sigurime në rast të papunësisë, i cili rregullon punën e Agjencisë së punësimit, si dhe të drejtat në bazë të sigurimit në rast të papunësisë, i cili filloi në vitin 2021 si mundësi për të marrë mbështetjen profesionale nga Sllovenia për të finalizuar këtë proces./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori