LAJMI I FUNDIT:

Dukja madhështore e Bentley Flying Spur që prezantohet në fillimin e muajit të ardhshëm (Video)

Dukja madhështore e Bentley Flying Spur që prezantohet në fillimin e muajit të ardhshëm (Video)

Xhiro të shpejta, pak ditë para prezantimit zyrtar

Bentley Flying Spur ka hasur në shumë ngecje, që kur u nda nga Continental GT më 2015, transmeton Telegrafi.


Vetëm 274 njësi të këaj makine janë shitur në 2017-ën, duke bërë që Bentley të investoi shumë dhe të përkushtohet që pasardhësi, të jetë i kompletuar në çdo aspekt.

Kur kanë mbetur edhe disa ditë, para se të prezantohet zyrtarisht, kjo makinë e ka shfaqur dukjen madhështore, derisa bënte xhiro të shpejtë.

Tashmë e dimë se si do të duket kjo makinë, që prezantohet në fillimin e muajit të ardhëshëm dhe pritet t’i ketë 542 kuaj fuqi.

Mbetet të shihet deri më 11 qershor, për detajet e Bentley Flying Spur, përfshirë kohën dhe çmimin me të cilin do të lansohet. /Telegrafi/