LAJMI I FUNDIT:

Dukja interesante e Will Smith në adaptimin filmik “Aladdin”

Dukja interesante e Will Smith në adaptimin filmik “Aladdin”
Aladdin (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/EntertainmentWeekly)

Will Smith është shfaqur në ballinën e revistës Entertainment Weekly me kokën e rruar dhe krahas dy aktorëve të tjerë nga filmi, i cili do të lansohet në vitin e ardhshëm.

Është fjala për adaptimin filmik “Aladdin”, ku aktori i famshëm do ta luajë rolin e xhindit Genie.

Detajet e para që i kanë vënë në pah përdoruesit e Twitterit janë se Will nuk është i kaltër dhe nuk është i plotë ashtu si xhindi nga filmi vizatimor.


Guy Ritchie e ka bërë regjinë e këtij filmi, ndërsa rolin kryesor, atë të Aladdinit, e luan Mena Massoud, ndërsa princeshën Jasmine e portretizon Naomi Scott.

https://twitter.com/iKatlego/status/1075416307829481472

“Kam qenë i tmerruar që do ta luaj rolin e xhindit, pasi këtë e ka bërë i ndjeri Robin Williams. Por, e kam gjetur versionin tim dhe jam i sigurt se do t’i pëlqejë publikut”.

Lajmet për Will Smith
Lexo po ashtu Lajmet për Will Smith

“Jam i sigurt se kjo është përvoja më e mirë filmike që e kam pasur në gjithë karrierën time. Dua të them, kam punuar me shumë studio filmike dhe kam qenë i kënaqur, por Disney vërtet e di se çfarë bën”.

https://www.instagram.com/p/BrkcIBcldDj/

“Kam punuar me një ekip spektakolar njerëzish, të cilët janë shoqëruar për mrekulli dhe kanë realizuar një ngjarje të jashtëzakonshme”, ka thënë Smith për filmin e ri.

Filmi “Aladdin” do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 24 maji i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori