Dukagjini i Klinës kërkon që të rikthehet në Superligë pas shumë vitesh mungesë.

Klubi luan në stadiumin ‘18 Qershori’ që i plotëson kushte më shumë se sa të disa që janë në Superligë.


Dukagjini ka investuar edhe në skuadër këtë edicion, ku ka ofruar lojtarë me emër si Dugagjin Gashi, Granit Arifaj, Altin Merlaku, Mark Milcaj e Leutrim Beqiri.

Screenshot 9 3

Ndeshja e parë ndaj Fushë Kosovës është fituar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Merlaku.

Nismë e mirë për klubin që pretendon Superligë, ndërsa është kampion i Kosovës në vitin 1993.

40077672 1871115426268294 6724763250354814976 o

Përveç investimeve në skuadër ata kanë punuar edhe në infrastrukturë, ku stadiumi ‘18 qershori’ ka marr një pamje të bukur.

Bankat rezervë së fundmi janë rinovuar.

40265994 1871115496268287 9122527634968805376 o

Kjo është bërë nja dy qytetarë të Klinës, pasi duke e parë seriozitetin e klubit shumë biznese dhe qytetar duan të ndihmojnë në forma të ndryshime. /Telegrafi/

40243186 1871115322934971 6871944890461192192 o

38134317 1829546107091893 3562564836753670144 n

telegrafi sport app