Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se sektori i institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare gjatë këtij viti ka shënuar rritje në të gjithë indikatorët e tij.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se te ky sektor normat e interesit vazhdojnë të mbesin të larta, duke bërë thirrje që ato të kenë rënie.
Duke folur rreth mundësisë së krijimit të bankës së diasporës, Mehmeti ka thënë se BQK-ja mirëpritur një iniciativë të tillë.
Ai ka bërë me dije se janë në proces të ndryshimit të dy ligjeve esenciale të sektorit financiar: Ligjit për banka dhe ndryshimit të Ligjit të autopërgjegjësisë.
“Këto dy ligje do t’u japin dimension të ri zhvillimeve në sektorin bankar, por edhe në sektorin e sigurimeve”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka thënë se sektori financiar është duke pasur rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm në asete dhe në treguesit e tjerë financiarë.
“Sektori bankar, si sektori më i madh në kuadër të sistemit financiar, vazhdon të performojë mirë në kredi dhe në depozita. Deri në muajin shtator të këtij viti vlera e përgjithshme e depozitave në sektorin bankar të vendit ka arritur në 3.2 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 5.4 përqindësh. Kjo rritje e qëndrueshme e depozitave ka mundësuar zgjerimin e vazhdueshëm të kredive, të cilat në shtator 2018 arritën vlerën prej 2.7 miliardë eurosh e cila paraqet rritje vjetore prej 11.4 përqindësh. Gjithashtu, sektori i sigurimeve ka filluar konsolidimin e tij, vlera e primeve të shkruara bruto në shtator 2018 ishte 69 milionë euro, duke shënuar rritje vjetor prej 4.8 përqindësh. Vlera e dëmeve të paguara bruto në shtator 2018 është 31.5 milionë euro, me një rritje vjetore prej 8.2 përqindësh. Edhe treguesit e sektorit mikrofinanciar kanë shënuar rritje, ku vlera e aseteve të këtij sektori në shtator të këtij viti është 236.2 milionë, me një rritje prej 28.6 përqindësh, ndërsa kreditë shënuan vlerën prej 173.7 milionë eurosh, apo rritje vjetore prej 28.6 përqindësh”, thekosn Guvernatori Mehemti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës