LAJMI I FUNDIT:

A duhet të kërkohet përgjegjësi nga anëtarët e KSHZ-së në Maqedoni (Video)

A duhet të kërkohet përgjegjësi nga anëtarët e KSHZ-së në Maqedoni (Video)

Përgjegjësi dhe dorëheqje në rast të shkeljes së pozitës zyrtare duhet të ketë në vazhdimësi apo kur rastet e korrupsionit denoncohen nga kush do qoftë, e jo kjo të bëhet nga ndonjë diplomat perëndimor. Kështu vlerësojnë ekspertët duke komentuar rastin me KSHZ-në dhe dorëheqjet që pësuan pas denoncimit që i bëri ambasadori amerikan ndarjes së pagave shtesë nga anëtarët e këtij institucioni.

Arif Musa ish anëtar i Komisionit antikorrupsion vlerëson se institucionet duhet të jenë kredibile ndërsa personat e emëruar të jenë më të përgjegjshëm pasi vetëm kështu mund të keni institucione të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarëve.


”Serioziteti i funksionarëve duhet të ngritët në nivel më të lartë jo vetëm kur ka reagime nga përfaqësuesit e lartë politik të Evropës apo të Amerikës,ato duhet të reflektojnë edhe kur ka përgjigje, pyetje apo shkelje të detyrës, mos të presin që një ambasador i huaj të del dhe të prononcohet pastaj edhe këto të japin një refleksion pozitiv gjoja se”, tha Arif Musa, ish anëtar i Komisionit për antikorrupsion.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najcevska në emisionin “Rruga drejt” drejtoi kritika të rënda ndaj anëtarëve të KSHZ-së për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

”Në momenti kur anëtarët e KSHZ-së thirren për përgjegjësi nga publiku, ata jo vetëm se kundërshtojnë ta mohojnë atë që e kanë bërë, le që nuk marrin asnjë përgjegjësi por janë edhe arrogant, jo të sjellshëm dhe e kundërshtojnë të gjithë opinionin e cila shihet qartë se ka një mendim shumë negativ për këtë komision”, u shpreh Mirjana Najcevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Dorëheqjet e anëtarëve të KSZH-së janë të parat, jo për shkak të shkeljes ligjore por për shkak të mbledhjes jo transprante, larg syve të opinionit publik. Shkelje ligjore por edhe mungesë të transparencës ka pasur edhe në shumë raste të institucioneve tjera, të denoncuara nga faktorë të tjerë, por asnjëherë nuk ka pasur dorëheqje apo shkarkim të tyre nga postet./Alsat-M/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori