LAJMI I FUNDIT:

BE duhet ta kushtëzojë Serbinë, që ta ndalojë t’i bëjë dëm FSK-së

BE duhet ta kushtëzojë Serbinë, që ta ndalojë t’i bëjë dëm FSK-së

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka nxjerrë një dokument me një përmbledhje të rrjedhës së ngjarjeve rreth largimit të pjesëtarëve serbë nga Forca për Sigurinë e Kosovës.

QKSS ka dalë me disa rekomandime me qëllim që të njëjtat t’i shërbejnë krijimit të qëndrueshmërisë në procesin e integrimit të komunitetit serb në FSK.

Sipas QKSS-së, Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare në Kosovë duhet të bëjnë plan për të parandaluar largimin tutje të pjesëtarëve të FSK-së, dhe shtetet e Quint-it duhet të kushtëzojnë Serbinë në kontekst të integrimit në BE lidhur me veprimtarinë e saj të vazhdueshme në dëm të FSK-së dhe institucioneve të tjera.


Gjithashtu, QKSS rekomandon Qeverinë e Kosovës të fokusohet në një proces të tranzicionit te FSK-së nëpërmjet ndryshimeve të ligjit, meqë sipas QKSS tani janë humbur shpresat se procesi i ndryshimeve kushtetuese mund të jetësohet.

“Mungesa e besimit të pjesëtarëve të këtij komuniteti karshi FSK-së, mospërkrahja e ndryshimit të mandatit të kësaj force si dhe kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet direkte ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, kanë shtyrë qe në vitin 2018 mbi 60 pjesëtarë të këtij komuniteti të largohen nga FSK”, thuhet në raport.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori