LAJMI I FUNDIT:

A duhet që këpucët e para të fëmijëve të kenë shtresë anatomike?

A duhet që këpucët e para të fëmijëve të kenë shtresë anatomike?

Çfarë duhet të zgjedhim dhe kur duhet t’ua mbathim ato

Blerja e këpucëve të para për bebe është një brengë e zakonshme e prindërve.


Kur duhet blerë? A duhet blerë këpucë me shtresë apo jo? Çfarë është më e mirë për hapat e parë të qëndrueshëm?

Edhe pse tani është periudha e dimrit, bebeve që akoma nuk kanë filluar të ecin nuk duhet mbathur kurrfarë këpucësh, sepse nuk është një gjë e mirë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, tani me të kemi prekur këpucët e para të duhura, ato të cilat fëmijët duhet t’i mbathin kur ecin.

Kur fëmija stabilizohet, duke ecur njërën këmbë përpara tjetrës në mënyrë të qëndrueshme me krahët pranë trupit, është koha për këpucët e para dhe duhet t’i mbathë ato vetëm kur është jashtë.

Këpucët duhet të jenë të lehta, me shollë të hollë dhe të lakueshme, pa forcues për thembra dhe pa shtresa.

Sot dihet sigurt se këpucët e ngushta me shtresë pengojnë zhvillimin normal të këmbëve. Fëmijët zakonisht ecin vetëm në sipërfaqe të sheshta dhe të forta, gjë që nuk është e mirë për zhvillimin e tyre.

Nëse në të njëjtën kohë ata kanë këpucë në të cilat muskujt e këmbëve nuk mund të përfshihen, atëherë harqet e këmbëve nuk mund të formohen dhe rezultati përfundimtar do të jetë një këmbë që nuk është funksionale. Kjo çon në mbështetje të pahijshme dhe për rrjedhojë një ecje jo të duhur, e cila përfundimisht do të ndikojë në shtyllën kurrizore. /Telegrafi/