Duhen ende angazhime dhe investime serioze në arsim

“Arsimi dhe edukimi mbeten prioritet në Republikën e Kosovës. Jemi të përkushtuar si institucione të vendit, të punojmë përherë në ngritjen e cilësisë, sepse vetëm kështu, kur të përfundoni, ju nxënës, ciklet e arsimimit, të bëheni të aftë dhe konkurrues në tregun e madh të dijes dhe të punës, duke qenë përkrah bashkëmoshatarëve tuaj në gjithë globin”, thuhet në urimin e presidentit.
Me këtë rast, Sejdiu ka thënë se duhen ende angazhime dhe investime serioze, në mënyrë që të krijohen kushte për punë dhe edukim të nivelit më të lartë, kërkesë kjo e arsimimit bashkëkohor.
Ndërkohë, pavarësisht thirrjes për grevë në komunën e Prishtinës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe drejtorin e Drejtorisë Komunale për Arsim, Remzi Salihu, janë pajtuar që të mërkruën në të gjitha shkollat e Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën të fillojë viti i ri shkollor.
Ministri Hoxhaj dhe kryetari Mustafa kanë ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e Prishtinës që me 1 shtator të zhvillohet procesi mësimor, pavarësisht thirrjeve për bojkot. /Telegrafi/



















































