Duelofeu: E ardhmja ime? Të shohim

Gerard Deulofeu ka falënderuar Milanin për ftesën që ka marrë te përfaqësuesja e Spanjës, por nuk garanton se të ardhmen do ta ketë te klubi Rossoner.
I huazuari nga Evertoni te Milani shkëlqeu edhe me kombëtaren e tij, pasi realizoi një gol dhe fitoi një penalti për ekipin e tij.
Forma e tij ka nxitur spekulime se Barcelona mund të aktivizojë klauzolën e tij për ta ri-blerë prej 12 milionë eurosh, por lojtari mbetet i qetë për momentin, shkruan Telegrafi.
"Pa Milanin unë nuk do të isha këtu në kombëtare".
"Vincenzo Montealla më jep vetëbesim dhe tani ne duhet që të vazhdojmë kështu në Evropë".
"E ardhmja ime? Të shohim, tash po mendoj për këtë", u shpreh Deulofeu. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































