LAJMI I FUNDIT:

Dueli mes Mayweather dhe Gotti III do të mbahet gjatë në mend – por për arsye të gabuar

Dueli mes Mayweather dhe Gotti III do të mbahet gjatë në mend – por për arsye të gabuar

Floyd Mayweather doli dje në ring në moshën 47-vjeçare dhe bëri një luftë për të mbajtur mend.

Mbrëmë në Mexico City është zhvilluar ndeshja kundër John Gotti III.

Duhet pranuar që kjo ndeshje nuk do të mbahet mend për një luftë apo nokaut veçanërisht cilësor, por për faktin se Mayweather arriti të dëbojë gjyqtarin nga ringu.


Është një lëvizje e paprecedentë e një luftëtari, edhe në ndeshjet e ekspozitës.

Në një moment, gjyqtari e ndaloi luftën për të paralajmëruar Mayweatherin që të mos e godiste Gottin në pjesën e pasme të kokës dhe një lëvizje e tillë e referit nuk i ka pëlqyer luftëtarit amerikan.

Mayweather humbi durimin, filloi të debatonte me arbitrin, duke e fyer dhe duke e përzënë nga ringu.

Në fund, Mayweather ushtroi aq shumë presion mbi arbitrin dhe organizatorët e luftimit, saqë ndeshja nuk vazhdoi derisa një gjyqtar tjetër doli në ring.

Sa i përket rezultatit të ndeshjes, nuk u shënua, kështu që në fund nuk pati fitues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori