Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka folur për situatën në Kuvend.

Ajo ka thënë se nuk beson që ka ndryshu diçka dhe është e turpshme kjo situatë.


“Krejt na jemi tu prit vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk besoj që mënyra e votimit ka me ndryshu mendimin e deputetëve brenda sallës”, tha Balje.

Duke folur rreth deklarimeve të disa deputetëve të LVV-së, për deklaratën e saj që i kishin ofruar post në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, Balje tha se nuk është reale të merret me mendimet e secilit deputet brenda LVV-së.

“Unë mu marr me mendimet e secilit deputet brenda vetëvendosjes është jo reale. Deputetët të cilët kanë fol për këtë temë s’kanë pas informacione, kanë fol pa bazë që të jenë të rëndësishëm. Nuk du me fol keq për asnjë deputet, nuk është në nivelin tim”, tha Balje.

Deputetja u shpreh se në rast se Fatmir Limaj është kandidat për kryeparlamentar do ta votoj.

“Nëse z.Limaj është kandidat do ta votoj”, tha Balje. /Telegrafi/