"Duart po më dridhen", turisti publikon pamje nga jashtë dhomës së hotelit - shihen gjarpërinj masiv

Një burrë që po pushonte në Tajlandë mbeti i habitur pasi vuri re gjarpërinj masivë jashtë dhomës së tij të hotelit.
Momenti drithërues, i kapur në një klip, tregon turistin duke tërhequr perdet e dhomës së tij për një pamje piktoreske, vetëm për t'u tmerruar nga një gjarpër i madh në lëndinë.
Burri i frikësuar tha me shaka se mund të ishte koha për t'u larguar nga Tajlanda, përcjell Telegrafi.
Videoja la shikuesit të habitur, me shumë njerëz që shprehën tronditje dhe mosbesim.
Në video, ai tha: "Duart po më dridhen. Sapo u zgjova dhe hapa perdet e hotelit dhe nuk do të dal më jashtë".
Burri më pas tregoi më qartë gjarpërinjtë dhe zbuloi se të tjerë po dilnin nga një vrimë aty pranë.
Përdoruesit e Instagramit i identifikuan shpejt gjarpërinjtë si kobra mbretërore, një nga speciet më helmuese në botë. /Telegrafi/



















































