LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa zbulon për herë të parë se si filloi lidhja e saj me Anwar Hadid

Dua Lipa zbulon për herë të parë se si filloi lidhja e saj me Anwar Hadid

Ata janë së bashku që 11 muaj.

Dhe Dua Lipa ka zbuluar së fundmi në një intervistë me Andy Cohen në “Watch What Happens Live” se si filloi romancën e saj me Anwar Hadid, ndërsa tregoi se ajo ishte e para që i kishte shkruar në rrjetin social, Instagram.

Kur prezantuesi e pyeti nëse i ka shkruar ndonjë të famshmi privatisht në rrjetet sociale, këngëtarja 24-vjeçare u përgjigj: “Unë kam një rrëfim për të bërë … e imja ishte për të dashurin tim, i kam shkruar të dashurit tim aktual. Unë përfundimisht e bëra atë”.


Dua Lipa (Foto: YouTube)

Andi e pyeti: “Kështu filloi marrëdhënia e juaj?”.

“Në fakt, ne u takuam për grill. Por më pas vazhdoi në Instagram”, tha ylli shqiptar.

Dua ka reflektuar rreth izolimit me vëllanë e supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid, duke thënë se ‘janë duke bërë gjëra të mira së bashku’, që nga qëndrimi brenda e deri tek shëtitjet e tyre.

“Unë dhe i dashuri im jemi mësuar me udhëtimet, ne mund të bëjmë shtëpi në çdo vend”, vazhdon ajo.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dashuria e tyre veçse është bërë më e fortë qysh kur filluan të takohen në qershor të vitit të kaluar, menjëherë pas ndarjes së Duas nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin

Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin

Magazina
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana 'të dyshimta'

Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana 'të dyshimta'

Magazina
Kalo në kategori