Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi disa fotografi të tjera nga momentet e këndshme që ka shijuar në festivalin "Sunny Hill 2024". Edhe pse këtë vit ajo ishte në festival vetëm si spektatore, prania e saj nuk kaloi pa u vënë re.

Dua, e cila zakonisht performon në këtë festival, këtë vit zgjodhi të shijojë performancat e yjeve botëror dhe atyre vendorë nga publiku. Ky festival, i cili organizohet nga babai i saj, frontmeni i grupit ODA - Dukagjin Lipa, është bërë një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës në rajon.


Në fotografitë e publikuara në Instagram, interpretuesja e hitit "New Rules" shihet në disa poza të bukura me shoqërinë e saj, duke u argëtuar dhe duke shijuar atmosferën e festivalit.

dualipa 1722441603 3424410825806522117 12331195

Një nga fotot tregon Duan me babain e saj, Dukagjin Lipën, një moment i veçantë që tregon lidhjen e ngushtë familjare dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Një tjetër foto e veçantë është ajo me të dashurin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Çifti duket shumë i lumtur dhe i relaksuar, duke e shijuar çdo moment së bashku.

dualipa 1722441603 3424410825806534723 12331195

Prania e Dua Lipës në "Sunny Hill 2024" dëshmon përkushtimin e saj ndaj festivalit dhe lidhjen e fortë me vendlindjen e saj. Ajo vazhdon të jetë një ambasadore e kulturës shqiptare në mbarë botën, duke promovuar muzikën dhe artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

dualipa 1722441603 3424410825798100074 12331195

dualipa 1722441603 3424410825797950715 12331195 Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 1722441603 3424410825806476311 12331195 1 Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 1722441603 3424410825596649341 12331195