Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, është duke i kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.


Lipa publikoi së fundmi në Instagram disa fotografi të reja, ku ndër të tjerash shfaqej në poza me bikini dhe në disa të tjera duke bërë joga në plazhet e Shqipërisë.

unknown 299644303 358949073109355 1227407203521734174 n

“Disa gjëra” shkroi interpretuesja e hitit “Don’t Start Now” në mbishkrimin e fotografive, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.

Një ditë më parë, teksa i publikoi disa fotografi në faqen zyrtare në Facebook, Dua mori vëmendjen edhe të vet kompanisë gjigante të rrjeteve sociale.

unknown 299550264 604093021426692 4701320956999535639 n

Facebook i kishte komentuar asaj “Dua Lipa, mbretëresha shqiptare”, në disa fotografi që 26-vjeçarja kishte publikuar në Facebook nga pushimet në Shqipëri.

Dua përndryshe ndodhet në shtetin amë, pasi në fund të këtij muaji do të interpretojë në festivalin “Sunny Hill”, edicioni i parë që mbahet në Tiranë. /Telegrafi/

unknown 299863593 3533626516852907 4818433902471219464 n 1 Foto: Dua Lipa/Instagram

unknown 299853468 6052184324811687 6287181551956482276 n Foto: Dua Lipa/Instagram

unknown 299635946 139791955127325 9097942514022632007 n Foto: Dua Lipa/Instagram