LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shfaqet sportive në tuta të kuqe ndërsa del nga një hotel në New York

Dua Lipa shfaqet sportive në tuta të kuqe ndërsa del nga një hotel në New York

Dua Lipa u pa duke dalë nga një hotel në New York të premten.

Këngëtarja 27 vjeçe, veshi një palë tuta ngjyrë blu dhe të kuqe me një zbukurim me gëzof rreth krahëve teksa po largohej nga “The Mark Hotel”.

Dua kishte vënë gjithashtu një kapele, duke e plotësuar veshjen e saj të lezetshme me një palë syze dielli të vogla të zeza, shkruan DailyMail.


Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë atlete të zeza teksa po dilte nga hoteli me pesë yje.

Për aksesorë, këngëtarja zgjodhi një palë vathë të varur në formë rrethi, ndërsa i mbajti gjërat e nevojshme në një çantë të zezë që e kishte me vete.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi u zbulua se Dua do të këndojë kolonën zanore të filmit “Barbie” dhe do të luajë si një version sirene i kukullës ikonike.

Filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig sjell aktoren Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike, ndërsa Ryan Gosling do të luajë si Kenin, të dashurin e saj.

Ndërkohë që lajmi u prit mirë nga shumë fansa të etur, disa ishin të zemëruar që melodia e vitit 1997, “Barbie Girl” nga Aqua e cila kishte kryesuar top listat muzikore të asaj kohe nuk po përdorej në film, ndërsa të tjerë kërkuan që Britney Spears të ishte ajo që do të këndojë kolonën zanore.

Spekulimet për përfshirjen e Duas në këtë projekt filluan për herë të parë kur u publikua Instagrami zyrtar për filmin.

Llogaria e hapur shfaqi 15 persona të famshëm të përfshirë në film, përfshirë Dua Lipën, gjë që nxiti spekulime se ajo do të ishte pjesë e projektit.

Kjo kyçje e saj në aktrim vjen pasi Dua u bë një emër i njohur në vitin 2018, kur kënga e saj “One Kiss”, kryesoi top-listat muzikore në mbarë botën.

Një vit më vonë, ajo fitoi çmimin “Brit Awards” për “Këngën më të mirë të vitit” dhe mori çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike” në Grammy Awards 2019.

Vitin e kaluar u zbulua se ajo ishte larguar nga kompania e saj menaxhuese TaP Music dhe tani menaxhohet nga babai i saj, Dukagjini.

Përveç interpretimit në filmin “Barbie”, Dua do të marrë edhe një tjetër rol aktrimi pasi do të ketë një rol të pazbuluar në filmin e ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle” të regjisorit Matthew Vaughn. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Magazina
Kalo në kategori