LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shfaqet elegante me një fustan të zi magjepsës teksa merr pjesë në “The Fashion Awards”

Dua Lipa shfaqet elegante me një fustan të zi magjepsës teksa merr pjesë në “The Fashion Awards”

Ajo është gjithmonë gati për tapetin e kuq.

Të hënën, Dua Lipa, 26 vjeç, u shfaq me një fustan të zi për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës në Royal Albert Hall në Londër.

Ylli nxirrte në pah hiret e saj teksa vërtetoi se thjeshtësia ndonjëherë është më e mira në fustanin e prerë drejt, i cili prekte pak në tokë.


Një pjesë pëlhure e zezë ishte vendosur si aksesorë rreth qafës së saj dhe ajo e mbajti pjesën tjetër të aksesorëve të saj në minimum.

Veshja ishte e kompletuar me mëngë të gjata që pasqyronin siluetën e fustanit teksa arrinin te duart e saj.

Dua vuri në pah çehren e saj të pabesueshme, duke zgjedhur një rimel të thjeshtë dhe hije në ngjyrë të hapur të syve.

Vetullat e saj karakteristike ishin të rregulluara në përsosmëri ndërsa ajo përfundoi grimin e saj me një prekje të buzëkuqit mat.

Artisja shqiptare i mbajti flokët e zeza të valëzuara lehtësisht.

Në fund, ajo shtoi një ngjyrë të vogël me një manikyr të kuq vishnje dhe unaza ari. /Telegrafi/