Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Fever” mban titullin projekti i saj i ri muzikor, i cili vjen në bashkëpunim me artisten e njohur belge Angèle.


Kënga është një miks mes zhanreve RnB, ‘house’ dhe ‘doubstep’.

dualipa 123019171 164517992019370 5999636814809094052 n

“Fever”është publikuar në të gjitha platformat online të muzikës, teksa në kanalin YouTube ndodhet e publikuar pa klip.

Shumë shpejt, dyshja pritet që të lansojnë edhe klipin e kësaj kënge, xhirimet e të cilit janë kryer në Londër.

Dua ka qenë një nga artistet më dominuese sivjet në tregun ndërkombëtar, me plot hite të nxjerra në treg nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”. /Telegrafi/