Dua Lipa ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor.

Në fakt, bëhet fjala për bashkëpunimin e radhës, ku këtë herë ka zgjedhur këngëtarin amerikan Miguel. ‘Lost in your light’, titullohet kënga e re e dyshes e publikuar në YouTube, por vetëm në versionin audio, transmeton telegrafi.


Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse këngën e re do ta shoqërojë edhe me videoklip.

Ndryshe, Dua  tashmë ka zbuluar edhe titujt e këngëve që do të përmbajë albumi debutues. /Telegrafi/