Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Sunday Morning’, ku ka folur për rrugëtimin në karrierë si dhe për qëllimet e saj në muzikë.
“Unë kam filluar me shaka duke thënë se, jam nisur për të dominuar botën, ky është plani im”, qeshi ajo, gjersa tregon në CBS News.
Doli që plani i yllit të muzikës pop për ‘dominimin e botës’ nuk ishte një shaka. Albumi i saj debutues “DUA Lipa” u transmetua për më shumë se shtatë miliardë herë në Spotify. Ai i dha asaj po ashtu dy çmime ‘Grammy’.

Dhe javën e kaluar, 25 vjeçarja, u nominua sërish në ‘Grammy’ duke thyer rekord me gjashtë nominime për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, i cili u lansua në treg mes krizës së COVID-19.
Në një bisedë me gazetaren Roxana Saberi, ajo pyeti, “Ju dolët me këtë album që është plot me hite vallëzimi. E megjithatë, shumë njerëz janë argëtuar në shtëpi gjatë kësaj pandemie”.
“Dua të them, asnjëherë në një milion vjet nuk kam menduar se do të duhej të bëja një rekord gjatë një kohe të tillë”, u përgjigj Lipa, ‘dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kisha frikë ta nxjerr këtë”.
Në vend që të performonte këto projekte të jashtëzakonshme ashtu siç ishte planifikuar, këngëtares i është dashur të qëndrojë në shtëpi, si ne të tjerët.
Saberi filloi të pyeste për kohën e kaluar që nga marsi, derisa ishte në izolim në Londër.
“Unë përpiqem dhe si të zgjohem bëj stërvitje”, tha Lipa. “Lexoj librin tim, darkën e hershme dhe, uh, shikoj filma”.

Meqenëse pandemia shtyu turneun e saj botëror për herë të dytë, Lipa doli me gjënë tjetër më të mirë: Izolimi me një ekip të valltarëve dhe muzikantëve, duke bërë provat për një shfaqje virtuale, të transmetuar drejtpërdrejt.
“Ne të gjithë duhet të jemi së bashku në një mjedis shumë të sigurt”, tha ajo. “Dhe kjo është ndoshta aq afër një performance sa do të arrijmë tani”.
Lipa ka performuar që kur ishte fëmijë. Në të vërtetë ajo është shqiptare. Prindërit e saj janë kosovarë-shqiptarë që u larguan nga atdheu i tyre në vitet 1990.
Dua lindi në Angli, por familja u kthye në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe.
“Ndikimi i luftës, është shkatërrues, dhe unë me të vërtetë u bëra shumë, sikur të isha në kontakt me rrënjët e mia dhe t’i kuptoja gjërat në një dritë krejt tjetër”, tha ajo.
Kur Lipa ishte 15 vjeçe, ajo u kthye përsëri në Londër: “Unë isha si, dua të bëj muzikë, por dua ta bëj atë në një shkallë globale. Unë duhet të kthehem atje ku gjithçka po ndodh”.
Ajo i bindi prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, që ta linin të shkonte vetëm, ndërsa ata qëndruan në Kosovë.
Saberi i pyeti ata, “Si shkoi ajo bisedë?”.
“Një bisedë në një drejtim”, tha Dukagjini.
“Edhe unë mendoj se ajo planifikoi të ndodhte e gjithë kjo gjë”, tha Anesa. “Ishte fati i saj, po”.

Dua tha, “Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi ishin akoma thjesht, si,”Çfarë po bën? Si, a je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh? Dhe unë isha tamam si, ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj’”.
Në moshën 21 vjeçare, ajo publikoi këngën “New Rules”, një himn për fuqizimin e grave, i cili e ndihmoi artisten Lipa të bëhej e famshme:
“Padyshim që unë ëndërroja që ajo të dilte mirë”, tha Lipa. “Unë kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte me projektin tim të parë. Me të vërtetë, ashtu si, i kaloi plotësisht të gjitha pritjet e mia”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka – të ftoj unë në krevat se për tjetër send s’je ti

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët