Dua Lipa festoi në Prishtinë marrjen e shtetësisë së Kosovës me një performancë të zjarrtë në Festivalin Sunny Hill, që e organizon çdo vit me babain e saj, Dukagjin Lipa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këngëtares dokumentet zyrtare të shtetësisë në një ceremoni solemne të premten, duke e cilësuar atë si "një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit tonë".


Në rrjetet sociale, këngëtarja 29-vjeçare ndau fotografi nga nata festive, ku shihej përkrah të fejuarit të saj Callum Turner dhe miqve të afërt.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Mora nënshtetësinë një natë më parë dhe pastaj festova shumë në @sunnyhillfestival një natë më pas”, shkroi ajo.

Në një deklaratë për mediet, Dua tha se ky moment “plotëson dualitetin që gjithmonë e ka ndjerë brenda vetes”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përveç shtetësisë kosovare, Dua Lipa mban edhe atë britanike dhe shqiptare. Ajo u nderua me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për kontributin e saj në promovimin e vendit përmes muzikës.

Këngëtarja, e lindur në Londër nga prindër kosovarë, është kthyer prej vitesh në një zë të fuqishëm ndërkombëtar për Kosovën, përmes muzikës, aktivizmit dhe angazhimit të saj në projekte humanitare. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram