Këngëtarja Dua Lipa po vazhdon ta vërtetojë faktin se është një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit.

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetet sociale disa momente nga performanca e saj e mbrëmshme në koncertin e radhës në Londër.


Dua4

Ajo ka performuar në teatrin "Brighton Dome", dhe nga pamjet vërehet që publiku nuk ka munguar, përderisa salla ka qenë e mbushur plot e për plot.

Nga atmosfera e krijuar, shihet mjaft qartë se Dua ka elektrizuar skenës për të pranishmit.

Dua3

"New Rules" mbetet hiti i saj i padiskutueshëm, dhe njëherësh edhe kënga më e pëlqyer e fansave të saj për momentin.

"Nata e mbrëmshme ishte magjike", ka shkruar Dua në mbishkrimin e një prej videove në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Dua2

Dua5

Dua6