Marina amerikane ka kaluar javë të tëra duke testuar armët e së ardhmes - përfshirë dronë më madhësi të zogjve dhe vetura autonome (pa shofer).

Këtë e ka bërë në një bazë ushtarake në Kaliforni, ku janë prezantuar armët më moderne që në shikim të parë duken si ato të filmave fanta-shkencë, transmeton Telegrafi.


2 132

Kjo ngjarje u ka dhënë mundësi prodhuesve të armëve dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake, të prezantojnë produktet e tyre që mund të përdoren në të ardhmen.

3 103

Rreshteri Mattheë Levine që ka marrë pjesë në testimin e tyre, ka thënë se për javë të tëra janë prezantuar armët dhe pajisjet e ndryshme ushtarake që në të ardhmen mund të përdoren.

4 86

Rreth 180 persona kanë marrë pjesë në testimin e tyre, ndërsa ato që u kanë rënë më shumë në sy janë armët kundër dronëve, sensorët që mund të përshkojnë përmes mureve, dhe të japin imazhe se çfarë po ndodh brenda atyre mureve.

5 65

Gjithashtu janë testuar mikro-dronës dhe veturat autonome, që në shumë raste mund t'ua shpëtojnë jetën ushtarëve në vijën e parë të frontit.

6 56

Marina amerikane pati rastin të "njoftohet" edhe me pajisje tjera, siç është helmeta që mbron edhe mjekrën dhe pjesët e tjera të fytyrës nga plumbat apo copat e granatave. /Telegrafi/

7 44

8 37

9 32

10 28

11 29

12 23

13 21

14 17

15 13