Ekspozita e re me veprat e viteve 1930 të artistes franceze Dora Maar, pasqyrojnë kalimin e saj në surrealizëm dhe statusin e saj si një nga figurat kryesore të modernizmit. Ekspozita do të hapet në galerinë Huxley-Parlour të Londrës, më 19 nëntor, transmeton Telegrafi.
LEXO PO ASHTU: Arti i panjohur i muzës së famshme
Hotel Façade nga lartësia, Paris, c.1935
Me veprat e krijuara gjatë viteve 1930, ekspozita e re na ofron takimin intim me interesimet e hershme fotografike të Maarit dhe preokupimin e saj me delikaten dhe të çuditshmen. Ekspozita paraqet depërtimin e saj në surrealizëm, për të cilin është e njohur sot.
Autoportret në dritare, Paris, c. 1935
Shumica e punimeve në ekspozitën janë nga koha kur Dora ishte e re. Lindi në vitin 1907, studioi në Ecole des Beaux-Arts dhe më pas në Académie Julian të Parisit që atë kohë ishte unike për ofrimin e arsimimit të njëjtë – si për gratë ashtu edhe për burrat. Puna e Maarit shfaq ndikimin e artistes Jacqueline Lamba që bëri piktura surrealiste, dhe të Henri Cartier-Bressonit, fotografia e çastit, “moment vendimtar” i të cilit theksoi rëndësinë e vendit, të rrethanave dhe të lëvizjes në kompozicionin fotografik.
Manazheria dhe akuariumi, c. 1935
Maar bëri fotografi duke përdorur kamerën Rolleiflex të dorës, lëvizshmëria e së cilës e lejoi të bënte fotografi të shpejta dhe me lehtësi. Teksa fotografët surrealistë si Eugène Atget – dhe më vonë Brassaï – përfituan nga frika e rrugëve boshe, pariziene – për të krijuar kompozime surrealiste – mendimtarët si André Breton shkruanin tekste surrealiste duke eksploruar cilësinë e çuditshme të jetesës kozmopolite dhe marrëdhëniet e saj me psikogjeografinë e mendjes.
Jacqueline Lamba e shtrirë në bar, 1934
Një portret intim i Jacqueline Lambas, gruas së André Bretonit, themeluesit të lëvizjes surrealiste. Lamba dhe Maar u takuan në shkollën e artit në vitet 1920 dhe mbetën shoqe gjatë gjithë jetës . Lamba u magjeps nga surrealizmi pasi i lexoi tekstet e Bretonit dhe ishte Maar ajo që sugjeroi se ku do të mundte Lamba të takojë anëtarët e lëvizjes – në Café de la Place Blanche të Parisit. Me kokën e anuar në njërën anë, Lamba duket e humbur në mendime, ndoshta edhe duke ëndërruar.
Rosemonde Wilms në dhomën e Pablo Picassos në Hotelin Vaste Horizon, Muzhan, verë 1937
Rosemonde R Wilms ishte pjesë integrale e rrethit të miqve surrealistë të Maarit, së bashku me Pablo Picasson, Paul Éluardin, Lee Millerin dhe Man Rayn. E bija e dramaturgut rus Vsevolod Meyerhold, Wilms ishte gjithashtu shkrimtare dhe gazetare që ka shkruar shpesh për La République, Candide dhe L’Intransigeant. Ajo gjithashtu ishte modele për Man Rayn.
Pablo Picasso pikturon sfondin e shfaqjes 14 korriku të Romain Rollandit, 1936
Këtu Picasso është kapur në studion e vet në Paris, duke pikturuar sfondin për shfaqjen e Romain Rollandit. Rolland ishte dramaturg, skenarist dhe mistik francez, qasja populiste e të cilit i dha Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1915. Maar shpesh fotografonte Picasson duke punuar: fotografitë e saj të Guernica-s (1937), në proces pune, janë të njohura për analizën e kompozicionit të veprës.
Kazbeku, qeni i Picassos, Paris, c. 1940
Maar vazhdoi ta edukonte Picasson në metodat kryesore fotografike, të tilla si teknika cliché verre (pllaka e qelqit)
Kulmet (Notre-Dame dhe Panteoni në distancë), c. 1935
Printimet e para paraqesin fillimet e një lëkundjeje surrealiste mes banales dhe absurdit. Fotografia e Maarit përfitonte nga detajet e qeta dhe të padukshme.
Rrezja e dritës bie në vaskë, c. 1935
Puna e Maarit paraqet një magnetizëm surrealist ndaj objekteve të gjetura dhe përballjen me të përditshmen që do ta informonin për fotomontazhet e mëvonshme eksperimentale. Krijimi i shtypit nga pllakat e qelqit ishte mënyra se si Maar dhe bashkëkohësit e saj i shikonin paraprakisht negativët e filmit, para se të vendosnin se cilat fotografi do të dalin nga dhoma e errët.
Macja, c. 1935
Konceptualisht, teknika e qelqit ofron pasqyrë intime në procesin e punës të Maarit, për një fazë të përkohshme të procesit të redaktimit, përzgjedhjes dhe shtypit. Punimet janë gjithashtu të menjëhershme – çdo shtyp dy me nga dy inçë është i njëjtë me madhësinë e negativit të filmit /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre