Drita i ka mbyllur 90 minuta në epërsi prej 1-0 ndaj Audas në ndeshjen kthyese të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës.  Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me fitoren e letonezëve me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, dy skuadrat do ta kërkojnë fituesin në vazhdime.  Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.  

454741970 1012276590900757 5117555910623836234 nNdërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.


 Në pjesëne dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm,  pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj. Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0. 

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe skuadrat do të kërkojnë në vazhdime fituesin. /Telegrafi/  

telegrafi sport app