Drilon Rama është njëri nga banorët e Big Brother që u ngacmua më së shumti për pëlqimet ndaj vajzave të shtëpisë.

Atij fillimisht iu tha se ka pëlqim për Lelën, e tani për modelen nga Shqipëria, Sara Kolami.


E duket se rreth kësaj pjese ka më shumë presion se sa që ndihet i lirë të veprojë si të dojë.

Screenshot 4 31 Foto: Screenshot/TikTok

Në një bisedë me Eduart Kuqin, boksieri thotë se është thirrur në dhomë të rrëfimit dhe se i kanë kërkuar që të lidhet me Sarën.

Ai ia përmend faktin se kështu duan t’i shohin jashtë dhe kjo të jetë vetëm për lojë.

Screenshot 5 27 Foto: Screenshot/TikTok

“Ne as nuk ia kemi nisur dhe po duan të na shohin njerëzit bashkë e po na shtynë edhe në atë drejtim dhe që na kanë thirr edhe në dhomë të rrëfimit”, u shpreh ai.

Tutje shtoi: “Ti e di që na kanë thirr në dhomë të rrëfimit, ata njerëzit jashtë po duan. Nuk ka qenë interesant vëlla, nëse jashtë nuk duan nuk të qesin”.

Screenshot 6 26 Foto: Screenshot/TikTok

Gjersa po fliste, Drilonit iu tërheq vërejtja nga ‘Vëllai i Madh’ disa herë me shprehjen ‘kujdes mikrofonin’. /Telegrafi/