LAJMI I FUNDIT:

Dridhen bursat botërore, rënie drastike

Dridhen bursat botërore, rënie drastike

Një e premte e zezë për bursat në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.

Wall Street shënoi një rënie me mbi 3 % ditën e djeshme, në një kohë që Bursa e Milanos ra me gati 5.21 %.

Dax në Frankfurt shënoi një ulje me 3.09 % në një kohë që Cac në Paris me gati 2.9 %, një humbje kjo që në shifra vlerësohet rreth 90 miliardë euro. Edhe bursa e Londrës ra me rreth 95 pikë apo 1.8 %.

Sipas ekspertëve dobësimi i menjëhershëm në tregjet amerikanë ka ardhur si pasojë e shifrave që tregojnë një rënie të shpenzimeve të konsumatorëve me 0.5 % më e madhja në 9 muajt e fundit.


Po kështu vihet re edhe një rënie e mënjëhershme në çmimet e arit të zi, i cili është kuotuar në rreth 77 dollarë për fuçi në tregjet amerikane dhe 75.25 dollarë në atë të Londrës.