Ka shumë pak lojtarë që e lënë futbollin nën moshën 30 vjeçare, por Royston Drenthe i lindur në Rotterdam në vitin 1987 këtë e ka bërë.

Para dhjetë vitesh ai kishte arritur të nënshkruante me Real Madridin, pasi u zgjodh lojtari më i mirë për 21 vjeç në Kampionatin Evropian.


Jeta e Drenthes ka qenë plot peripeci dhe mund t’i ngjajë një libri që e lexon me endje.

Në fakt ai tani mbush 30 vite dhe ka vendosur që të shkruajë një autobiografi. Ish mesfushori ka vendosur që rrëfimin e tij ta tregoj për Marcan.

"A e dini që babai im vdiq kur isha vetëm tre vjeç? E vranë atë në rrugë. Nëna ime e fshehu nga unë këtë fakt për një kohë që të më mbrojë. Ajo më tha se ishte një aksident, por në të vërtet ishte diçka tjetër”, fillon rrëfimin e tij Drenthe.

“Duket një kohë e mirë që ta shkruaj një autobiografi. E kam lënë futbollin në moshën 30 vjeçare, por kam përjetuar më shumë se çdo kush që mund të jetojë 200 vjet. Tregimi im do të fillojë për rrëfimin mbi mamanë time. Do të jetë hera e parë që unë hapem dhe flas për të. Është e vështirë”.

GettyImages 74815708 Royston Drenthe me fanellën e Holandës U-21 /Getty Images

“Nuk ka qenë e lehtë, natyrisht. Mamaja ime dëshironte të më mbrojte, nuk donte që unë të vuaja pasi isha fëmijë. Më mbrojte dhe nuk kisha frikë apo dobësi”.

“Dëgjoja gjëra nga rruga, por ajo gjithmonë më thoshte se nuk është ashtu. Ajo donte të më mbronte pasi unë jam nga Roterdami, dhe rrugët e Roterdamit, janë të vështira. Jam bërë burrë që në moshë të vogël, më është dashur të luftojë shumë”.

“Kam pasur momente të mira dhe momente të këqija. Nuk shikoj prapa me pendim. A ka mundur të kem karrierë më të mirë? Po. Në këtë jetë duhet të vazhdosh të jetosh”.

GettyImages 83614338 Royston Drenthe me fanellën e Real Madridit /Getty Images

Drenthe tregon ditën kur vendosi që t’i jap fund futbollit.

“Pasi nuk kam qenë i lumtur. Kam qenë i lodhur, në depresion, pa shpresë... nuk më ka bërë të lumtur fakti që kam luajtur futboll profesionist. Nuk më pëlqen kjo botë. Gjëra të këqija më kanë ndodhur. Isha duke luajtur në Emirates dhe thash një moment. Mjaftë, nuk mundem më”.

GettyImages 92195815 Royston Drenthe kishte fituar vend te Real Madridi /Getty Images

“Kisha probleme me agjentët, me njerëzit që donin të ishin afër meje. Nuk dua të jap emra, por në futboll ka shumë njerëz që nuk janë të ndershëm”, ka thënë Drenthe në një pjesë të intervistës.

Ai kujton kohën kur luante me yje të mëdhenj si Casillas, Raul, Guti e Cannavro.

“Ishte kohë e mirë te Real Madridi pasi luaja me lojtarë si [Fabio] Cannavaro, [Ruud] Van Nistelrooy, [Sergio] Ramos, Marcelo, Raul, Guti, [Wesley] Sneijder, [Iker] Casillas... lojtarë që janë legjenda. Kam luajtur edhe me Cristiano Ronaldon, [Karim] Benzema... një ëndërr e bërë realitet të luash me ta”.

GettyImages 91170235 Drenthe me Karim Benzema, Raul Gonzalez dhe Kaka /Getty Images)

“Fansat më pëlqenin. Madridi është shtëpia ime, sikurse Roterdam. Njihem këtu si në shtëpi”.

Holandezi tregon kohën kur bëri debat të ashpër me Jose Mourinhon, pasi ai i kërkonte ta largohet nga Real Madridi.

“Luaja te Real Madridi. Me [Bernd] Schusterin kisha marrëdhënie të mira. Problemet filluan me [Jose] Mourinhon, ai më bëri të largohesha nga Real Madridi. Kam pasur një debat shumë serioz më të pasi nuk jam i lumtur me atë që kishte bërë ndaj meje”.

GettyImages 103999678 Royston Drenthe te Hercules /Getty Images)

“Në vitin 2010 para fillimit të sezonit punoja shumë. Isha shumë i fokusuar. Marcelo ishte i lënduar dhe prisja të luaja dhe të kisha sukses. Dhe papritmas në ditën e fundit të afatit kalimtar ai më fton në bisedim dhe më kërkon të largohem. Kisha 24 orë që ta zgjedhja një skuadër të re.

“Nuk mund të ta besoja.  Bëra fjalë me të, serioze. Ai u mbronte që vendimin e kishte marrë Jorge Valdano. Shkova në huazim te Hercules”, tregon Drethe.

GettyImages 141474836 Royston Drenthe te Everton /Getty Images)

Ai tregon edhe për sherret që kishte bërë me Fernado Gagon dhe Javier Saviolan.

Sot mesfushori simpatik është 30 vjeç, ndërsa ka pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë.

GettyImages 478886735 Royston Drenthe te Reading /Getty Images)

Ai jeton me një restorant që e ka hapur në për të njerkut të tij që e vlerëson shumë.

Gjatë karrierës së tij ai ka pasur skuadra si Feyenoord, Real Madrid, Hercules, Everton, Alania Vladikavkaz, Reading, Sheffield Wednesday, Kayseri Erciyesspor dhe Baniyas. /Telegrafi/

telegrafi sport app