Më rastin e shënimit të 21 vjetorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, është mbajtur Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës dhe janë bërë homazhe ne të gjitha varrezat e dëshmorëve.
Fillimisht në Sallën e Kulturës, është mbajtur Seanca Solemne, ku merrnin pjesë nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, anëtar të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale. Seanca është udhëhequr nga kryesuesi Halilaj, i cili tha 14 Qershori është një datë historike, ditë e cila na kujton shpresën për jetë e liri të kërkuar me shekuj.
Ndërsa, nënkryetari Hasi, në fjalimin e tij në Seancën Solemne tha se Dita e Çlirimit, është data ku me nderim të thellë, kujtojmë gjithë sakrificën e jashtëzakonshme të qytetarëve të Drenasit, heronj, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Sot kujtojmë heroizmin e familjes Jashari, luftën e shenjt çlirimtare të Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij, kujtojmë masakrat mbi civilët në Qirez e Likoshan, Abri, Izbicë, Rezallë, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e masakra të tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptar, ka thënë mes tjerash nënkryetari Hasi dhe ka shtuar se Drenasi ishte në luftë zonë e përfshirjes masive për liri dhe çlirim, sot është hapësirë e zhvillimit tonë, mirëqenies dhe të ardhmes, për neve dhe gjeneratat që vijnë. Hasi ka përmendur dhjetëra projekte komunale që do të zhvillohen gjatë këtij viti.
Pas përfundimit të Seancës Solemne, nënkryetari Hasi, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, anëtar të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe e kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në sheshin “Fehmi Lladrovci” pran shtatoreve të Heronjve, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Bedri Shala, Ilaz Kodra, pastaj homazhe janë bërë e kanë vendosur buqeta me lule në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë si dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Poklek i Vjetër dhe Nekoc.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij