LAJMI I FUNDIT:

“Drejtorit iu prenë këmbët” – kjo video e vizitës së tij në një shkollë në Rusi tregon se sa i ‘frikshëm’ është Putini

“Drejtorit iu prenë këmbët” – kjo video e vizitës së tij në një shkollë në Rusi tregon se sa i ‘frikshëm’ është Putini

Një video e presidentit rus Vladimir Putin, e cila është marrë ndërsa ai ishte duke vizituar një shkollë në Tuva, Rusi, u bë shpejt virale në mediat sociale.

Ajo u bë virale sidomos pasi u shpërnda nga ish-këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, përcjell Telegrafi.

“Putin pyeti një nxënëse në Tuva se sa larg është për të që të shkojë nga shtëpia në shkollë. Përgjigja e saj bëri që drejtori i shkollës të përjetonte panik të plotë”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e videos.


Ndryshe, aty shfaqet Vladimir Putin në një shkollë, duke folur me punonjësit dhe nxënësit.

Por ajo që u bë virale ka të bëjë me momentin kur Putini flet me një vajzë të vogël, duke e pyetur se sa larg është shkolla e saj nga shtëpia e saj.

“Mjaft larg”, përgjigjet ajo, “dy kilometra”.

Në atë moment shihet drejtori i shkollës duke tentuar t’i bëjë shenjë vajzës me lëvizje të kokës që të mos thotë se sa larg jeton nga shkolla.

Dhe duke qenë se para tij gjendej njeriu kryesor që nisi luftën kundër Ukrainës, ai u pa në gjendje paniku të plotë.

Kur vajza iu përgjigj Putinit, drejtori i shkollës u thirr menjëherë për një ‘raport’.

“Si do të shkojnë fëmijët në shkollë?”.

Ky i fundit i përgjigjet se do të organizojë autobusë dhe minibusë dhe më pas fillon të murmuritë nën zë dhe biseda nuk dëgjohet më. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori