Drejtori sportiv i Paris Saint Germainit, Antero Henrique, konfirmon se Adrien Rabiot nuk do të vazhdojë me klubin nga Parisi.

Ai thotë se PSG ndihet e tradhtuar pasi lojtari dhe agjentët e tij më herët kishin dhënë fjalën e tyre se do kishte rinovim të kontratës.


"Është një vendim që klubi ka marrë pas takimit me lojtarin", ka thënë Henrique për Yahoo France.

Adrien Rabiot Henderson (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Lojtari më informoi se nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe se ai dëshironte të largohej nga klubi si lojtar i lirë në fund të sezonit, kur përfundon edhe kontrata e tij".

"Kështu lojtari do të qëndrojë në bankën rezervë për një periudhë të pacaktuar. Për shumë muaj ne kishim bisedime pozitive me prezantuesit e tij, kishim edhe fjalët e lojtarit që thoshte se ai do vazhdojë me klubin tonë për shumë vite".

"Por, fatkeqësisht bisedimet u ndalën. Duket se lojtari dhe agjentët e tij na kanë mashtruar për shumë muaj".

"Kjo situatë është mos respekt për klubin dhe tifozët, posaçërisht nga një lojtar që ka qenë pjesë e jona nga ekipet e të rinjve. Nga një lojtar që kishte gjithmonë përkrahjen klubit", ka shtuar Henrique.

Për 23-vjeçarin kanë shfaqur interesim shumë klube, në mesin e tyre Manchester Unitedi dhe Juventusi. /Telegrafi/

telegrafi sport app