LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i RTVOra: Duan ta mbyllin televizionin se kemi qenë të ndershëm dhe të vërtetë

Drejtori i RTVOra: Duan ta mbyllin televizionin se kemi qenë të ndershëm dhe të vërtetë

Drejtori i  Informacionit në RTVOra, Brahim Shima deklaroi se vendimi i Inspektoratit  Shtetëror Shëndetësor për gjobitjen është marrë vetëm nga dy foto.

“Nuk mund ti mbyllësh gojën sedo të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë. Vendimi për mbylljen dhe lënien afat për 30 ditë të ankimimit të këtij vendimi po në këtë institucion është skandaloz”, tha ai.


Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Po ashtu, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medies ka reaguar në lidhje me vendimin për mbylljen e televizionit ORA.

Përmes një postimi në Twitter, ky institucion shprehet se është e shqetësuar për këtë vendim.

Sipas tyre, mbyllja e sinjalit të transmetimit të RTV ORA është një rast i paprecedent dhe se të thuash të vërtetën në Shqipëri është shumë e vështirë.

”Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias është e shqetësuar me urdhrin për mbylljen e RTV ORA në Shqipëri për shkak të ‘mosrespektimit’ të masave të Covid19. Derisa të mbledhim më shumë info, lexoni raportin tonë për Shqipërinë. Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë.  Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.”

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori