LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë raporton nesër për sulmin në Kuvend

Drejtori i Policisë raporton nesër për sulmin në Kuvend

Tri ditë pas sulmit me raketahedhës në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, organet e sigurisë nuk kanë asnjë të dyshuar.

Policia e Kosovës ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për qytetarët që japin informacion, e që pretendohet të shpejtojë hetimet për kapjen e autorëve.

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka kërkuar informacion zyrtar për sulmin e fundit ndaj legjislativit nga Policia e Kosovës. Më kërkesë të këtij Komisioni të hënën (nesër) në orën 10:00, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pritet të raportojë në Komision.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për “Zërin” se Policia është duke punuar në mënyrë konsistente për zbardhjen e rastit. Ai ka thënë se deri më tash nuk kanë ndonjë dyshuar.

“Janë duke u vlerësuar faktet, rrethanat dhe koha në të cilën ka ndodhur sulmi, përveç trajtimit profesional të dëshmive që janë gjetur, PK ka ofruar edhe një shpërblim prej 10 000 eurosh për cilindo qytetar që ka sado pak informacione që mund të shpien në kapjen sa më të shpejtë të kryesve të këtij akti kriminal”, ka thënë Hoxha, shkruan “Zëri”.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori