Drejtori i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka treguar se si ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit, kush janë të dyshuarit e çfarë strukture i ka mbështetur ata.
Hoxha ka thënë se sasia e eksplozivit që është përdorur në këtë sulm dyshohet të jetë nga 15 deri në 20 kilogram dhe se ky sulm sipas tij, ngjanë me sulm sabotimi në kohë luftërash.
“Bazuar në atë që kemi siguruar nga vendi i ngjarjes aty është vendosur një sasi e eksplozivit i vendosur në një çantë të zezë dhe është lëshuar në fundin e kanalit dhe në pjesën e majtë të kanalit, sasia e eksplozivit që ne besojmë që është përdorë sipas ekspertëve tanë të njësisë për trajtimin e mjeteve eksplozive dyshohet të jetë nga 15 deri në 20 kilogram. Nga ky shpërthim i fuqishëm dëmtohet pllaka e fundme e kanalit dhe po ashtu qahet pjesa e majtë e krahut të kanalit, pastaj depërton uji dhe rrjedh poshtë, kështu që shkakton edhe ndërprerje të qarkullimit apo furnizimit të ujit për të gjitha këto njësi që përmenda më herët edhe KEK-un po edhe ujin e pijshëm për shumicën e komunave të Kosovës”, tha Hoxha, për RTK.
Ai tregoi se policia është informuar për këtë sulm rreth 7 deri në 10 minuta pasi ka ndodhur, sepse sipas Hoxhës, shpërthimi ka ndodhur brenda ujit, dhe nuk është dëgjuar larg, por policia është informuar nga dëshmitarët dhe e ka vënë re nga rrjedhja e ujit.
“Patrullat tona policore e kanë vërejt shumë shpejtë edhe kemi pas informacione prej dëshmitarëve që kanë dëgjuar diçka, po ashtu edhe rrjedhja e ujit sepse kanali është shumë afër me rrugën kryesore magjistralen që e lidhë Zubin Potokun me Mitrovicën. Patrullat kanë vërejt pastaj depërtimin e ujit nga pjesa e epërme në pjesën e poshtme duke përshkuar edhe rrugën magjistrale”, sqaroi ai.
I pyetur se si ka mundësi që me një numër kaq të madh të policisë në veri, të ndodh një sulm i tillë, drejtori Hoxha tha se “është e vështirë që policia të parashikojë “gjithçka që i pjell mendja një krimineli ose mendja e grupeve kriminale”.
“Policia e Kosovës është e vërtetë që është në numër të madh në pjesën veriore të Kosovës ka edhe shumë detyra dhe përgjegjësi, duke filluar prej ruajtjes së kufirit, pastaj edhe shërbimi i qytetarëve me shërbime policore, pastaj rrugët ilegale, antenat, repetitorët e të gjitha këto. Ngjarjet që kanë ndodhë, kanë ndodhë edhe në vendet më të fuqishme të botës”, tha mes tjerash kolonel Hoxha.
Sipas tij, për shkak të disa indikacioneve që kishte policia, janë rritur masat e sigurisë në qytete, në stacione policore, e në institucionet tjera që funksionojnë në veri. Megjithatë Hoxha thekson se sulmet janë pritur më shumë nga pjesa e kufirit dhe jo në pjesë të brendshme.
“Kanali Ibër -Lepenc është kanal që kalon 35 deri në 40 kilometra, është vështirë që çdo pjesë, çdo metër të këtij kanali ta mbulosh me prezencë policore”, tha ai.
Ai tutje tregoi se janë duke u bërë analiza për të parë edhe llojin e eksplozivit që është përdorur dhe se në këtë drejtim është duke asistuar edhe KFOR-i amerikan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë