LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i IKSHP-së sqaron deklaratën ku kishte thënë se qytetarët mund të dalin në natyrë

Drejtori i IKSHP-së sqaron deklaratën ku kishte thënë se qytetarët mund të dalin në natyrë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka sqaruar deklaratën e tij të dhënë për RTK-në, duke thënë se ajo që është transmetuar nga mediet gjatë ditës ka qenë deklaratë e deformuar.

Mëngjesin e së hënës ai kishte rekomanduar që tetarët të dalin për të marrë ajër, pasi sot ishte ditë e mirë, por sipas tij kjo është një deklaratë të cilët e kanë deformuar disa medie.

“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër”, kishte thënë Ramandani për RTK-në.


Ai ka sqaruar se kjo që e kishte deklaruar nuk ka të bëj me shkelje të rregullave të karantinës, ndërsa thotë gjithashtu se qytetarët nuk po e marrin seriozisht karantinën.

Ramadani ka thënë për Radio Dukagjinin se ai ka rekomanduar që qytetarët të dalin të marrin ajër, por duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Ajo deklaratë është 100 për qind e deformuar. Çdokush prej neve jeton në natyrë, askush nuk mund të jetoj ne natyrë. I vetëm apo në shoqërinë e dy-tre personave. Të gjitha këto që po i them unë janë për të mirën e qytetarëve. Kjo është qëllimi i asaj, edhe në ballkon të dalësh është natyrë, kjo është qëllimi i asaj. Janë në të mirë te popullatës krejt keto që po i them janë në të mirë të popullatës e cila është në karantinë. Po ua shpjegoj edhe një definicion të karantinës, se si duket askush nuk po e merr seriozisht. Karantina është vendi ku qëndron një person i shëndosh, dhe ajo karantinë mundet me qenë një shtëpi, një dhomë, një ndertesë, një lagje, qytet, krahinë, shtet, kontinent, apo i tërë rruzulli tokësor është nje karantinë”, u shpreh Ramadani.

Ramadani: Dilni në natyrë, por mbani distancën  
Lexo po ashtu Ramadani: Dilni në natyrë, por mbani distancën  

Ai kërkoi nga të gjithë që të respektohen vendimet e Qeverisë, dhe të mbahet distanca mes personave, të paktën për një metër, duke theksuar se edhe brenda karantinës duhet të bahet kjo distancë, nga personat që nuk janë të infektuar.

“Kudo qe jeton dhe vepron kur e perkufizon veten je në karantinë. Karantina është edhe gjeografike, Kina ka qenë në krahinë që ka qenë Ëuhan. Problemi është që duhet të respektohen në perpikëmeri vendimi i Qeverise se nuk ka r tubime të mëdha, ato tubime mund të jenë në karantinë brenda shtëpisë mbi 50 apo 100 persona që është rreptesisht e ndaluar. Dhe kudo që ka numër të madh të njerëzve ësht ërreptësisht e ndaluar dhe shkakton probleme të përhapjes së virusit dhe pamundësisë së individëve që të qëndrojnë dy metra larg njëri-tjetrit. Kudo që individi qëndron dy metra larg, nuk ka mundësi të perhapet”, shpjegoi Ramadani.

Ai tha se njerëzit kanë nevojë për ajër, por që sipas tij duhet kujdes maksimal në mënyrë që të parandalohet pqërhapja e coronavirusit (COVID-19)

“Natyrë është një ambient i hapur që të dal e të marr ajër. Njerëzit kanë nevojë për ajër dhe dalin në ballkon, apo të dalin vetëm ku nuk kanë kontakt me dikë dhe të mos përhapet virusi. I kisha lut qytetarët të qëndrojnë së paku një metër larg njëri-tjetrit sepse atëherë mudn të rrezikohet tjetri”, tha drejtori i IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori