LAJMI I FUNDIT:

Dramë në qendër të Zagrebit, buldozeri thyen gypin e gazit dhe shpërthen një zjarr i madh – lëndohen katër persona

Dramë në qendër të Zagrebit, buldozeri thyen gypin e gazit dhe shpërthen një zjarr i madh – lëndohen katër persona

Mbrëmë rreth orës 23:00 në qendër të Zagrebit në Kroaci, ka ardhur deri te një incident pas sanimit të një gypi të ujit – ku si pasojë janë lënduar të paktën katër persona.

Ekipet e zjarrfikësve në Zagreb kanë konfirmuar për mediat kroate se buldozeri që pak orë më herët kishte punuar në sanimin e një gypi të ujit, ka goditur padashje gypin e gazit dhe ka ardhur deri te shpërthimi i një zjarri të madh, transmeton Telegrafi.

Me autoambulancë janë dërguar me urgjencë në spital shoferi i buldozerit që u lëndua, si dhe një prej banorëve të asaj lagje. Në anën tjetër, policia kroate ka njoftuar se nga ky zjarr janë lënduar në total katër persona.


Në një apartament janë thyer xhamat, e dëshmitarët okularë nga ndërtesat afër zjarrit që shpërtheu, thonë se kanë ndjerë erën e gazit dhe se zjarri në një moment kishte arritur lartësinë deri në kulmin e ndërtesës.

Madje edhe telat e tramvajeve kanë rënë në tokë, e më pas është krijuar një kaos i vërtetë në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori