Fansat mund të mbajnë gjurmët e ndjekësve të tyre të preferuar edhe për një sezon.

Netflix njoftoi të premten se do të shfaqet sërish drama e famshme për një sezon të pestë e njëherësh të fundit.


Penn Badgley, i cili kërkoi më pak skena seksi në sezonin e katërt në shenjë respekti për gruan e tij, do të rikthehet si Joe Goldberg.

“Mirupafshim...YOU. Joe Goldberg do të kthehet për sezonin e pestë dhe të fundit”, thuhet në një video të shpërndarë nga aktori.

E njëjta video u shpërnda në Twitter, me mesazhin: “Përgatituni për kapitullin e fundit të Joe Goldberg”. YOU do të kthehet për një sezon të pestë dhe të fundit në 2024”.

Michael Foley dhe Justin W.Lo do të qëndrojnë mbrapa këtij sezoni.

Screenshot 12 25 Foto: Netflix

Sezoni i kaluar përfundoi me Joe duke vrarë Love, nënën e fëmijës së tij, përpara se të nisej për në Evropë në kërkim të Marienne.

Pjesa e parë e sezonit të katërt debutoi më 9 shkurt në Netflix. Pjesa e dytë u shfaq një muaj më vonë më 9 mars.

Pritet të shihet se çfarë ka rezervuar për fansat e tij ky sezon dhe se çfarë do të ketë risi. /Telegrafi/