Drama në fund të takimit, kur portieri i Portugalisë mund t’ia falte barazimin Ganës

Portugalia ka arritur të marrë fitore shumë të rëndësishme përballë Ganës në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror.
Skuadra evropiane fitoi me rezultat 3-2 për t’u pozicionuar në krye të Grupit H.
Megjithatë, kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, portieri Diogo Costa bëri një gafë që mund të ishte e pafalshme.

Portieri nuk ishte i vëmendshëm se prapa tij ndodhej një lojtar kundërshtar dhe e lëshoi topin për ta goditur.
Por, Inaki Williams ia rrëmbeu topin dhe për pak sa nuk e barazoi rezultatin për shkak të rrëshqitjes dhe reagimit të shpejtë të mbrojtjes portugeze. /Telegrafi/
https://twitter.com/Fandom_ID/status/1595840547507548166
https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1595839439254695936

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































