Djali i Drake, Adonis, bëri një paraqitje të befasishme në “Billboard Music Awards” të së dielës, duke iu bashkuar babait të tij në skenë ndërsa fitoi çmimin “Artisti i dekadës”.

Reperi, 34 vjeçar, mbante djalin për dore para se ta ngrinte te mikrofoni dhe të thoshte: "Unë dua të ta kushtoj ty këtë çmim”.


Tre vjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena duke u kapur në këmbën e babait të tij.

118646532 hi067575208 Drake dhe djali i tij, Adonis (Foto: Reuters)

Ndërkohë, The Weeknd ishte fituesi më i madh i natës, duke marrë në shtëpi rreth 10 çmime nga 16 kategori që ishte nominuar.

Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vite më parë në Billboard kishte rrëmbyer edhe nëntë trofe.

Sido që të jetë, këtë vit ceremonia u mbajt nën masa të rrepta në Microsoft Theater në Los Angeles për shkak të situatës me coronavirus.

Drake and son Adonis 2021 bbma award stage billboard 1548 1621822658 compressed Drake dhe djali i tij, Adonis (Foto: Getty Images)

Dua Lipa sivjet ishte e vetmja shqiptare e nominuar në “Billboard Music Awards” në katër kategori, por që nuk ka arritur të fitoj asnjë çmim.

Ajo u nominua për: “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”. /Telegrafi/

Drake Brings Son Adonis On Stage 2021 Billboard Music Awards 001 Drake dhe djali i tij, Adonis (Foto: Getty Images)