Drake bëhet artisti i parë që debuton me tre këngë në “Billboard Hot 100”

Drake është në listën e artistëve që kanë shitur më shumë këngët e tyre.
Ai ka rreth 170 milionë rekorde të shitura, shumica e të cilave dëgjohen ane mbanë botës, shkruan Daily Mail.
Kështu, reperi me prejardhje nga Kanada, ka bërë histori me albumin e fundit të lansuar “Scary Hours 2”.
Që të te këngët kanë përfunduar në pozitat kryesore të “Billboard Hot 100”, gjë që cilësohet si për herë të parë në industri.
Kënga e parë më e dëgjuar prej tij është “What’s Next”, më pas renditet “Wants and Needs”, kurse vendin e tretë e mban “Lemon Pepper Freestyle”.
Vlen të përmendet se Drake po e arrin këtë sukses si artist mashkull, pasi këtë histori e ka ‘shkruar’ në të kaluarën Ariana Grande. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































